E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vota, kapital për një të ardhme më të mirë

Në vijim të turit elektoral për sa i takon zgjedhjeve vendore të 8 majit, kreu i opozitës është ndalur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku ka inaguruar rrugën në lagjen “5 Maji”.

Gjatë fjalës së tij përpara simpatizantëve, kreu socialist ka theksuar se kjo rrugë tregon dhe njëherë vlerën e votës.

Përpos deklaratave politike, sikurse ka kerkuar dhënien e votës për pozitën, për një qeverisje më të denjë, Rama ka thenë se kjo votë është e shenjtë, ndaj të gjithë duhet të jenë pjesë e një ndryshimi të madh.
 

“Vota, kapital për një të ardhme më të mirë. I jemi përgjigjur aspiratave të qytetarit. Elbasani sheh para me siguri dhe shpresë. Projektet tona do të jenë drejt së ardhmes” ka thënë më tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›