E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri, PS, padi penale për Gjëndjen Civile, Kokonën, Abazin e Fugën

Partia Socialiste dorëzon dy kallëzime penale në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë me akuzën për shpërdorim detyre, fallsifikim dokumentesh dhe të rezultatit zgjedhor, si dhe për shkeljen e të drejtës së zgjedhësve.

Nënkryetari i grupit të deputetëve Saimir Tahiri pas denoncimeve të bëra më pare, në një konferencë për shtyp deklaroi se janë paditur tre drejtuesit e njësive vendore, Ilir Kokona, Luzhiana Abazi dhe Blend Fuga si dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile në Ministrinë e Brendshme.
 

Partia Socialiste ka ngritur një grup special pune i cili është marrë me verifikimin dhe identifikimin e listave për të ndalur të gjithë ata persona që mund të cënojnë integritetin demokratik të zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›