E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Voto PS-në nga e majta në të djathtë për Shqipërinë në BE

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Kryeministri, Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

“Voto 5 nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama”, shkruan Rama.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›