Rama: Votoni në 8 maj për t`i kërkuar llogari qeverisë
Kryetari i PS, Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale ka vizituar sot njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet.
Në takimin me banorët Rama ka kërkuar pjesëmarrje masive në zgjedhje, si e vetmja mënyrë për t`i kërkuar qeverisë llogari për situatën ku e ka futur vendin.
"Më 8 maj të shkojmë të gjithë në votim dhe t`i kërkojmë llogari qeverisë për çmimet e larta dhe pensionet e ulëta. Më 8 maj të dalim masivisht në votime për t`i dhënë të ardhme vendit", ka deklaruar Rama.
Gjithashtu kandidati për bashkinë e Tiranës ka akuzuar sërish qeverinë për korrupsion duke shtuar se “ kanali i korrupsionit vijon të thithë lekë, ndërkohë që bashkia e Tiranës ka transformuar rrugët, ndricimin dhe gjelbërimin.