E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol nafte bruto per 15 milione usd

Në prag privatizimi shoqëria publike e nxjerrjes se naftës "Albpetrol" njofton se do të realizojë një ankand për shitjen e 30.000 tonëve naftë bruto.

Sipas gazetës “Shqip”, që i referohet portalit “energjia.al”, ky është ankandi i pestë për shitjen e naftës bruto nga shoqëria “Albpetrol”.

Ankandi do të zhvillohet në një klimë aspak normale, duke pasur parasysh se i gjithë dokumentacioni i disa prej ankandeve të mëparshme po hetohet nga prokuroria për raste të mundshme korrupsioni.

Vlera e këtij ankandi pritet të shkojë të paktën në 15 milionë dollarë dhe do të zhvillohet sipas formulës së re, bazuar mbi bursën e Londrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›