Rama: Zbardhja e 21 janarit do të tregojë funksionimin drejtësisë
Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se vendosja e drejtësisë dhe barazia para ligjit do të jetë një nga qëllimet e opozitës.
Gjatë tryezës për drejtësinë Rama u shpreh se vendi drejtohet nga padrejtësia dhe zbardhja e 21 janarit do të tregojë drejtësinë e këtij vendi.
Shoqëria përballet me sfidën e së vërtets së 21 janarit dhe ndëshkimin e atyre që vranë dhe urdhëruan vrasjet. Nuk lidhet vetëm me një porces hetimor dhe gjyqësor, por me fatin e drejtësisë në Shqipëri për vite të tëra. Është sfidë që do të tregojë që gjithë ai zinxhir provash dhe padrejtësisë, kanë krijuar mendimin se kultura e pandëshkueshmërisë është e pakthyeshme, sfida do jetë e nesërmja. 21 janari do të shërbejë si një kapak i vënë mbi gjithë sistemin e drejtësisë dhe si gurë i rëndë në themel të funksionimit të gjërave të Shqipërisë. Është vështirë të gjesh drejtësisë në dyert e gjykatave, kur vendi drejtohet nga padrejtësia,- deklaroi Rama.
Gjithashtu kreu i opozites i është përgjigjur dhe deklaratës të bërë nga selia e Partisë Demokratike ku theksohej se hetimet e 21 janarit nuk mund te ndalen nga prokuroria. Rama e cilësoi këtë deklaratë si një sulm ndaj drejtësisë dhe organeve të hetimit.
Jo më larg se pak minuta më parë se ne të fillonim takimin, pushteti vijoi sulmin ndaj Prokurores së Përgjithshme, ndaj opozitës dhe së vërtetës së 21 janarit. Si është e mudnur që BE të pranojë një vend ku pushteti, sulmon në mënyrë barbare Prokurorinë, ku Prokurorja e Përgjtihshme kthehet në shenjestër për të penguar daljen se së vërtetës?! Si mund që BE të pranojë një vend, ku qeveria e vendit fshin provat dhe pengon hetimin, për të devijuar rrugën drejt së vëretës?!,- tha Rama.
Shkrime të tjera me interes:
- Zbardhja e “21 janarit”, familjarët letër Arvizut: Drejtësia të mos heshte Tiranë- Familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë dërguar...
- Jensen-Ina Rama: Hetim të plotë 21 janarit Tiranë- Kryeprokurorja Ina Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorin...
- Viktimat e 21 janarit, Rama viziton familjen e Hekuran Dedës Tiranë- Kryetari i socialistëve Edi Rama ka vizituar sot familjarët...