KESH në krizë, kërkon ndihmën e qeverisë
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bilancin e saj ka treguar se ndodhet në një gjendje jo të mirë financiare dhe për këtë arsye i ka kërkuar ndihmë qeverisë.
Reshjet e pakta të këtij viti kanë ulur financat e KESH dhe një lajm tjetër i keq vjen dhe nga vendet në të cilat ne blejmë energji sepse këto të fundit po kërcënojnë se do të ndërpesin furnizimin.
Por mungesa e rezervave hidrike nuk është i vetmi shkak, një tjetër shkak është dhe kompania CEZ e cila nuk i ka paguar korporatës ende 60 milion euro detyrime të ardhura nga faturimet e energjisë.
Ndërkohë CEZ nga ana e saj deklaron se është e gatshme të paguajë borxhin vetëm në rast se qeveria i shlyen asaj borxhet që kanë ndërmarrjet shtetërore.
Ndërkohë qeveria po mendon si zgjidhje që pagesa e borxheve nga ndërmarjet të bëhet direkt te KESH dhe jo te CEZ, si dhe mund të rishikohet buxheti i vitit 2012.
Shkrime të tjera me interes:
- Importi, KESH: Kemi siguruar energji vetëm për dhjetorin Tiranë- Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike...
- Kërcënon kriza e energjisë, KESH pa para, HEC-et pa ujë Korporata Elektorenergjitike Shqiptare ka filluar importet masive të energjisë. Periudha...
- CEZ kërkon rritje të re të cmimit të energjisë Kompania CEZ ka kerkuar nje rritje te re cmimit te enegjise elektrike,...