Rama: Zgjedhje te reja, pa Berishen Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha dje ne nje konference per mediat se opozita nuk do te terhiqet nga rruga e saj dhe demonstratat, derisa te caktohet nje date per zgjedhjet e parakohshme. Kreu i PS-se tha se "kerkojme nje zgjidhje te re, dakordesine per te percaktuar nje date per zgjedhje te reja", por qe sipas tij "jane te pamundura te zhvillohen me Berishen kryeminister". Duke e shprehur kete si nje qendrim perfundimtar, Rama shtoi se "nuk ka asnje hap mbrapa, nuk ka asnje levizje nga pozicioni yne i qarte dhe i drejte. Kjo eshte e verteta jone e gjithe rruges nga vijme dhe ku do te shkojme, pavaresisht cmimit qe do te na duhet te paguajme, sepse liria te drejtat, bashkejetesa me barazi perpara vendit tend nuk ka cmim", tha dje Rama. Kryetari i Partise Socialiste deklaroi se qellimi i opozites nuk eshte rikthimi i skenave te vitit 1997. Ai u shpreh se kjo ide eshte hedhur nga mazhoranca per te frikesuar popullin dhe per te mos e lene me te reagoje. "Ju siguroj se nuk do te kete me nje vit tjeter '97. Eshte propagande per t'iu larguar nga rruga e shpreses, eshte propagande per t'iu larguar nga opozita qe ka marre persiper kete pergjegjesi. Jam sot me i vendosur se asnjehere tjeter, qe drejtesia e betejes sone dhe fuqia e endrrave dhe shpresave e ketij populli qe nuk e meriton kete qe po perjeton. Ftoj qytetaret ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ku do te jemi me te shume pasi me te shumta jane arsyet tona", deklaroi Rama dje gjate konferences per mediat. Ai u shpreh se opozita nuk e ka konsideruar dhunen si nje instrument te perdorshem. "Perjashtojme cdo mundesi te perdorimit te dhunes dhe refuzojme cdo individ qe konsideron dhunen si mundesi tonen", tha Rama. Kreu i PS-se u shpreh se qeveria po ushtron presion mbi prokurorine per te mos arrestuar 6 drejtuesit e Gardes se Republikes, ndersa ka hedhur poshte akuzat e kryeministrit per sulm dhe grusht shteti. "Ka patur nje skenar te pergatitur, por jo nga ne, nga Saliu, dhe sot eshte e qarte se ky skenar ka deshtuar vetem per nje arsye, per arsyen se lavdi zotit dhe fale atij gazetari qe mundi te regjistronte deshmine e pakundershtueshme te prejardhjes se plumbave", tha Rama. Kryetari i PS-se ju pergjigj dhe deklarates qe beri dje kryeministri Sali Berisha, i cili tha se nese do te kete perseritje te protestave te dhunshme, Edi Rama do te jete personi qe do te perballet me drejtesine. "Saliu me beri mua nje kercenim te drejtperdrejte duke thene se ka amnistuar cdo njeri tjeter, dhe se per mua paska gati pergjigjen. Jeta ime nuk eshte me e shtrenjte se sa jeta e 3 shqiptareve qe ti vrave. Jam ne kete beteje bashke me te tjeret, per te cuar perpara nje beteje te cilen populli nuk do ta lere pergjysme, betejen per nje Shqiperi ku votohet lirisht, ku qeveria varet nga populli e jo populli nga qeveria. Sali Berisha ka konsumuar vepren e grushtit te shtetit duke perdorur qeverine per te nenshtruar, dhunuar e asgjesuar drejtesine e posacerisht prokurorine", tha dje Rama. I pyetur se perse beteja PD-PS eshte kthyer ne nje konflikt personal mes tij dhe Berishes, Rama tha se "me pyesni pse Berisha kerkon koken time? Sepse ka gjithe keto siklete per shkak te kesaj koke. Une s'kam asgje personale".