E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames: Ndeshkimi si kryebandit, po perserite dhunen Rozeta Rapushi

Ne nje mbledhje qeverie te zhvilluar ne nje dite pushimi si ajo e djeshmja, kryeministri Sali Berisha, i beri te qarte kreut te opozites, Edi Rama, se perseritja e nje demonstrate te dhunshme si ajo e 21 janarit, do te marre ndeshkimin e merituar. Duke mos e quajtur kete si nje kercenim, kreu i qeverise tha se kete gje ia ka bere te ditur edhe ambasadoreve te vendeve te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian ne takimin e zhvilluar ne mesdite. "Ne nje rast te dyte, do ta garantoj, se kurre me nuk do mund ta mendoje nje gje te tille! Ky eshte vendimi im perfundimtar. Cdo tentative e tij per dhune ndaj institucioneve, do te marre ndeshkimin e merituar. Nuk eshte absolutisht kercenim, po une nuk jam kurre ai qe hedh gurin dhe fsheh doren. Tentove me, te rrethosh kryeministrine, do te gjesh vetem ate qe meriton kryebanditi", theksoi kryeministri. Madje ai duke iu drejtuar personalisht vetem Edi Rames, i tha se nuk do te merret ne menyre absolute me asnje njeri tjeter, por vetem me te, ne rast te nje demonstrate te dhunshme si ajo e 21 janarit. "Nuk mund te rrethohet nje kryeminister. E bere nje here, e bere per se dyti, do te kesh pergjigjen me totale te mundshme. Cdo tentative e tij ndaj prekjes se institucioneve, do te marre ndeshkim dhe ky nuk eshte absolutisht nje kercenim. Do te marresh vetem ate qe meriton kryebanditi, do te kesh pergjigjen me totale, do te kete zero tolerance, ndaj prekjes se cdo institucioni. Le te paguaje zjarrvenes, te beje c'te doje, nuk do kete kufizim te lirive te opozites, le te protestoje sa te doje ne menyre paqesore. Kurse zoteria e tij, po e teproi, do te me detyroje te mbaj fjalen e dhene. Kjo opozite nuk pranon te ndjeke asnje rregull demokratik", paralajmeroi kryeministri. Sipas tij, treshja Rama-Ruci-Gjinushi tentuan realizimin e skenarit te nje puci per te marre pushtetin me dhune. Sipas tij, me nje skenar dhune, Edi Rama, tentoi qe ate qe nuk e realizoi dot me voten e lire te shqiptareve, ta realizoje me dhunen e banditeve dhe trafikanteve te paguar. Ne kete kuader, Berisha zbuloi edhe pagesat e protestuesve qe sipas tij jane bere nga kreu i opozites me qindra milione. Kryeministri tha se 10 deri ne 20.000 leke u paguan protestuesit e thjeshte. Ndersa 200-300 mije leke ata qe shkaktuan dhunen. "Edi Rama ishte futur ne lokalin e Fidelit, pasi orientoi bandat, drejtoi operacionin e turpshem nga kulla. Priste qe si fitimtar te turrej ne karrige, pasi kriminelet te canin te gjitha portat. Karrigia e Fidelit, po i dukej e ngjashme me ate te kryeministrit. Por puci deshtoi, qytetaret kane merite historike, bojkotuan protestat dhe disa socialiste qendruan larg, kur pane gjemen qe organizoi Rama. Ngjarja ishte me e shemtuara qe mund te bente, u perpoq te risillte nje skenar jashte cdo lloj konteksti", vijoi kryeministri. Sipas tij, skenari i Rames, ishte qe te merrej ndertesa e Kryeministrise, ajo e Parlamentit, Televizionit Shteteror dhe te ndonje Ministrie. "Ky ishte skenar i plote. Ne kete skenar, rezistenca dhe deshtimi tek kryeministria, beri qe skenari te deshtoje. Ftoj shqiptaret, qe kete ngjarje te shemtuar, te punojme se bashku per te rikuperuar nje imazh, realisht te demtuar qe ne nje vend te NATO-s, behet perpjekje per te permbysur nje qeveri legjitime", theksoi kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise, te thirrur si rralle here diten e diel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›