E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topi: Shqiptarët po helmohen me premtime mashtruese (VIDEO)

frdKryetari i FRD-së, Bamir Topi, u takua me punëtorë të biznesit fason në Tiranë.

Duke folur për mediat, Topi akuzoi dy kryetarët e partive të mëdha për premtime zgjedhore mashtruese.

Ju keni parë gjatë këtyre ditëve se dy individë kanë marrë rrugët e vendit dhe premtojnë pafund, premtojnë gjithçka duke helmuar popullin me mashtrime. Ata thonë taksë relative, apo taksë e sheshtë dhe deri më tani kemi parë një politikë profesioniste për gjithçka që fatkeqësisht nuk pyet askënd, u shpreh Topi.

Më pas kryetari i FRD-së foli për biznesin fason dhe lehtësitë që ai duhet të ketë për shkak vendeve të punës që krijon.

Është një biznes, me të cilin shumë familje ushqehen, është një biznes ndaj të cilit duhet një kujdes i veçantë, ti rimbursohet TVSH, të mbrohet nga shteti dhe të mos penalizohet prej tij. Biznesi fason është pjesë mjaft e rëndësishme e këtij shteti, pasi nëpërmjet eksportit ai e përfaqëson Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një shteti të fortë dhe serioz ne duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë këtë biznes edhe në të planin ndërkombëtar, pasi deri tani në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, kur ka diçka që nuk shkon, gjithmonë investitori shqiptar është ai që humbet dhe  kjo është e patolerueshme, tha Topi.

Kryetari i FRD ka folur gjithashtu edhe për debatin e ditëve të fundit në lidhje me taksën progresive apo atë të sheshtë.

FRD është për një taksë relative në përputhje me llojin e biznesit. Vetëm kështu ne mund të krijojmë më shumë vende punë dhe ta lëmë biznesin të ecë përpara, përfundoi Topi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›