Rama akuza arsimit: Qeveria e ka kthyer në sistem të parave me fajde
Ndërsa Kryeministri, Sali Berisha, në turin e inagurimeve në shkolla e ka cilësuar sistemin tonë arsimor si më të mirin, për kreun e opozitës Edi Rama sistemi arsimor shqiptar është i njëjtë më atë të firmave piramidale.
Sipas kryesocialistit pavarësisht parave që prindërit shpenzojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre, cilësia e arsimit është e mjerë, pasi diplomat e marra me para nuk ofrojnë asnjë garanci për të ardhmen.
Nga qyteti i Elbasanit Rama akuzoi Kryeministrin Berisha se është i zhytur në korrupsion dhe se ka dështuar në premtimin e tij për një qeveri me duar të pastra.
Deklaratat kreu i PS-së i bëri gjatë forumit të gruas, për të cilin PS është angazhuar në një fushatë gjithëpërfshirëse për ta ripërtërirë në të gjithë Shqipërinë.