E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar, Meta: Qëndrimi i Panaritit, parimor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shmangur komentet për koalicionet e mundshme elektorale për zgjedhjet e 2013, duke thënë se kjo cështje nuk është në këtë periudhë prioritet i forcës politike që ia kryeson. Këtë qëndrim kreu i LSI e shprehu duke iu referuar vizitës në Bruksel dhe takimit me kreun e PS, Edi Rama gjatë punimeve të Kongresit të Partive Europiane Socialiste.
 

Po ashtu në deklaratën e tij për mediat kreu i LSI-së, e ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, në Greqi që shënon një stad të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe njëkohësisht për stabilitetin, paqen dhe integrimin europian të rajonit tonë.

“Vlerësoj faktin që gjatë kësaj vizite janë diskutuar të gjitha çështjet që konsiderohen çështje të vështira dhe të mbartura nga e kaluara pro edhe çështjet që kanë të bëjnë për progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kujdesin ndaj qytetarëve në mënyrë të veçantë për pengesat në fushën e transportit dhe të patentave. Greqia është e angazhuar për të mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe sipas tij kjo tregon vullnetin e të dyja palëve për t`i shërbyer marrëdhënieve mes të dyja vendeve por edhe konsolidimit për një të ardhme europiane ” tha Meta.
 

Kreu i LSI-së vlerësoi edhe bisedimet për zgjidhjen e çështjes çame dhe pronave të shqiptarëve në Greqi, duke theksuar se të gjitha përpjekjet e bëra janë një hap i rëndësishëm për të vlerësuar në mënyrë më parimore marrëdhëniet mes dy vendeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›