E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, Gruevski viziton Tiranën në nëntor

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, pritet që në muajin nëntor të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

E përditshmja në gjuhën shqipe në Maqedoni, Koha citon burime brenda qeverisë maqedonase.

Sipas saj, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë dhe Tiranë, Gruevski përveç takimeve politike, pritet të realizojë edhe takime me biznesmenë me qëllim shtimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.

Në këto vizita, informojnë burime qeveritare, pjesë e delegacionit do të jenë edhe përfaqësuesit e tri Odave Ekonomike të Maqedonisë. Jo zyrtarisht, gazeta Koha thotë se fillimisht Gruevski do të vizitojë Prishtinën,  rreth datave 5-9 nëntor, ndërsa në Tiranë do të qëndrojë rreth datave 20-25 nëntor.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski vizitën e fundit në kryeqendrën shqiptare e ka realizuar para katër viteve, ndërsa Prishtinen nuk e ka vizituar asnjehere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›