E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama akuza opozitës: Çuan në ‘Kushtetuese’ vendimin për ndërtimet pa leje sepse kërkojnë konflikt! U hap sërish thesi i rublave

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po kërkon të nxisë konflikte në vend dhe se për këtë arsye kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin për ndërtimet pa leje. Nga Fieri, Rama tha se opozitës i është ofruar para nga Rusia për të nxitur  rrëmujë në vend, teksa tha me ironi se “është hapur sërish thesi i rublave.

“Ne do i marrim një më një të gjitha metrat katrorë të bëra pa leje me qëllim fitimi. Të tëra do t’i dorëzojnë dhe do i marrim o për shtetin, o për popullin. Ndërkohë që ata, e çojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse vetë ndërtuesit nuk e çojnë dot. Çohet një parti politike e çon në Gjykatë Kushtetuese. Pse? I është ofruar lek i madh, është hapur thesi i rublave për të bërë prap kaos e për të na lënë ne dopio gjashtën”, tha Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi kreun e PD, Sali Berisha, se emri i tij figuron në listëpagesat e Kremlinit dhe se do të publikojë shumë shpejt edhe prova për të vërtetuar këtë akuzë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›