E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama uron Melonin: Gruaja e parë e zgjedhur nga populli për të drejtuar Italinë

Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin Giorgia Meloni, e para grua në Itali që zgjidhet në këtë post.

Teksa thekson marrëdhëniet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Italisë, Rama i uron fat në detyrën e  re gruas së parë të zgjedhur nga populli për drejtimin e vendit.

“Urime gruas së parë e zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni”, shkruan Rama në twitter.

Giorgia Meloni u betua sot si kryeministre e Italisë para presidentit të Italisë, Sergio Mattarella. Para presidentit u betuan dhe ministrat e qeverisë së re. Pas kësaj ceremonie, qeveria do të kërkoj besimin e parlamentit të martën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›