E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Meta: Kjo është mënyra e Ramës për të gjetur gjuhën me oligarkët, po afrojnë zgjedhjet

Operacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar si lojën e re të kryeministrit Rama për të gjetur gjuhën me oligarkët meqë po afrojnë  zgjedhjet vendore.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Kuçovë, Meta tha se Ram u shkelë syrin më herët oligarkëve kur ndërtonin pa leje dhe sot kërkon që t’i shpëtojë nga ndjekja penale

 “Nuk është bërë sepse Kuçova është trajtuar si një bastion ku nuk ka nevojë të punosh të shërbesh, por mjafton me presione, me blerje votash, për të garantuar pushtetin dhe me korrupsion. Arrestohet nëna 82 vjeç për kotecin pa leje ndërsa zotëria kullat që i ka dhënë vetë miratimin e u ka shkelur syrin për t’u shtuar nuk i kishte parë e ka hall tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet e do që ti shpëtojë nga ndjekja penale se ligjin ky e ka për të dobëtit jo për të fortët se është i varur nga ta si është i varur nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare që interesohet për territorin e Shqipërisë, jo popullin”, tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›