E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama alarmon BE per eksod 3 dite para vendimit per vizat

Rama kunder OSBE/ Nuk po garanton transparencen e zgjedhjeve

Kreu i PS-se Edi Rama ka sulmuar ne menyre te terthorte gjate nje daljeje ne shtyp liberalizimin e vizave per shqiptaret. Duke u perpjekur te trembe vendet e Bashkimit Evropian me ate qe ai e quajti kriminalitet ne rritje dhe mundesine e nje eksodi masiv Rama ka propaganduar serish dje 3 dite nga liberalizimi i vizave se duke qene Shqiperia nje vend me kriminalitet te larte dhe korrupsion te larte BE rrezikohet nga nje eksod i mundshem. Duke mohuar cdo merite te shtetit shqiptar per liberalizimin e vizave Rama iu rikthye edhe nje here retorikes qe mund te quhet fare mire antishqiptare pasi edhe me pare ai kishte propaganduar se BE do te kercenohej nga nje emigrim masiv i shqiptareve. Dite me pare Rama sulmoi liberalizimin duke thene se Shqiperia kishte 1 milion te papune qe per BE duhej te perkthehej ne 1 milion emigrante ndersa dje ai ka kercenuar vendet e Bashkimit Evropian me nje Shqiperi qe sipas tij ka nje kriminalitet 30 here me te larte. Deklaratat e Rames ne fakt jane pergenjeshtruar perpara se te beheshin nga grupe te panumerta inspektuesish te Bashkimit Evropian qe kane kontrolluar cdo detaj te zhvillimeve ne vend sidomos ate sa i perket sigurise e rendit.

Sulmi i fundit i Rames ndaj liberalizimit te vizave i cili ne fakt po i jepet vendit tone pikerisht fale sigurise se larte ne vend uljes se kriminalitetit dhe nje lufte pa kompromis kunder trafiqeve e krimit te organizuar u be gjate nje konference ku kreu i PS sulmoi edhe perfaqesine e OSBE.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kaloi dje gati ne akuze ndaj OSBE-se duke e kritikuar kete organ mjaft te rendesishem nderkombetar. Sipas tij tashme OSBE-ja nuk duhet me te heshte por te kerkoje transparencen e zgjedhjeve. OSBE nuk mund te heshte me per kete ceshtje dhe as te mjaftohet me me perseritjen e recetes se vjeter zgjedhore nuk ka asnje efekt cudiberes qe garanton procesin zgjedhor. I jam ankuar OSBE-se qe te garantoje transparencen e domosdoshme per nje projekt qe rrezikon te keqperdoret nga qeveria per te manipuluar procesin zgjedhor - tha Rama. Kjo deklarate e kreut socialist e bere ne takimin e perjavshem me gazetaret duket ne fakt disi e ashper dhe kundershtuese ndaj veprimeve te fundit te bera nga institucioni nderkombetar i OSBE-se. Ne kete takim kryesocialisti ritheksoi edhe nje here oferten e bere nga PS-ja ndaj mazhorances per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Per Ramen pavaresisht se nga shume eksperte oferta eshte konsideruar si e vjeter propozimi i PS-se eshte nje hap perpara dhe eshte ne perputhje te plote me rezoluten e PE-se. Duhet te theksoj se ne kemi bere nje oferte te re qe i jep zgjidhje krizes dhe kjo oferte e re duhet lexuar duhet pranuar pasi nuk ka asnje zgjidhje tjeter per kete krize qe i ka rrenjet ne vjedhjet e votave pasi nuk mund te ndodhe ndryshe ne kushtet kur zgjedhjet deformohen kur krimi dhe korrupsioni kane zaptuar pushtetin - u shpreh Rama. Ndersa per sa u perket pyetjeve te gazetareve per debatet e brendshme ne grupin parlamentar te PS-se per moskoordinim dhe pakenaqesi te shkaktuara ne radhet e deputeteve per shkak te moskonsultimit te vendimeve Rama i konsideroi te paverteta. Eumlshte deformuar substancialisht nga media te interesuara per ta bere kete deformim ndaj nuk ka asnje shqetesim te kesaj natyre - tha Rama. Gjithashtu ne kete takim me gazetaret kreu i selise roze komentoi edhe deklaratat e djeshme te eurodeputeteve te cilat sipas tij tregojne shqetesim per situaten aktuale politike. Qendrimi i bere publik eshte realisht nje qendrim jashtezakonisht shqetesues dhe i mbeshtetur mbi te verteta te pakontestueshme qe lidhen me krimin korrupsionin qe ia bejne te pamundur statusin Shqiperise dhe keshtu vendi mbetet serish ne klase sikunder mbeti per liberalizimin e vizave per disa vite - tha Rama. Si pjese e diskutimit kryesocialisti perfshiu edhe dekretet e Presidentit Topi ku theksoi se per to jane shkelur te gjitha afatet kushtetuese. Ky eshte deshtim i qeverise Berisha ku pasoja per kete eshte edhe votimi i dekreteve te Presidentit per votimin e te cileve u shkelen te tera afatet. Por kultura e mashtrimit eshte bere kulture sunduese per shkak te nje qeverie qe nuk ka instrumente te tjera per te mbrojtur pushtetin pasi kjo qeveri nuk eshte zgjedhur me votat e popullit - deklaroi Rama. Kryesocialisti konsideroi si problem edhe ceshtjen e listave paraprake zgjedhore qe sipas tij kane kaluar cdo afat. Prej 11 ditesh jane shkelur te gjitha afatet per listat paraprake dhe Ministria e Brendshme eshte pergjegjese e drejtperdrejte per fillimin e deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne te njejten rruge pa krye qe deformoi tjetrin - u shpreh ai. Ndersa pyetjes se gazetareve ne lidhje me largimin e Vangjel Tavos nga PS-ja dhe bashkimin e tij me LSI-ne Rama iu pergjigj duke thene se ky largim nuk ishte pergjegjesi e tij por deshire e vete deputetit Pergjegjesia per braktisjen e forces politike per arsye qe nuk kane te bejne me vlerat e kesaj force eshte teresisht individuale - perfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›