Berisha Shqiperine e ndajne oret nga lista e bardhe

Per Kryeministrin e vendit Sali Berisha heqja e vizave vendosja e Shqiperise ne listen e bardhe do te beje qe vitin e ardhshem miliona e miliona turiste te vershojne ne Shqiperi
Kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Kucoves u percolli dje shqiptareve anembane vendit se oret e ndajne Shqiperine nga vendosja ne listen e bardhe. Sipas Berishes ky vendim eshte rezultat i reformave me te thella te qeverise i luftes me zero tolerance te krimit te organizuar i luftes me sukses te korrupsionit i anetaresimit te vendit ne NATO eshte rezultat i zgjedhjeve te 28 qershorit si zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte rezultat i vendosjes se sistemit me modern te gjendjes civile i sistemeve te teknologjise me te larte ne dokumentacion pasaportat biometrike dhe leternjoftimet elektronike eshte rezultat i sistemeve me te avancuara te kontrollit te kufijve. Heqja e vizave vendosja e Shqiperise ne listen e bardhe do te beje qe vitin e ardhshem miliona e miliona turiste te vershojne ne Shqiperi nga Evropa dhe mbare bota per tu njohur me bukurite mahnitese dhe pasurite perrallore kulturore mikpritjen me njerezore te 1-shit te botes per vitin 2011 ne turizmin e planetit. Kryeministri Berisha ishte i pranishem ne perurimin e perfundimit te rikonstruksionit te shkolles se mesme Myrteza Kepi ne Kucove nje investim me vlere 40 milione leke. Kjo shkolle ofron ambiente moderne te mesimdhenies e pajisur me kabinet biologjie kabinet gjeografie me dy kabinete informatike biblioteke dhe mjedise sportive. Pas perurimit Kryeministri Berisha iu drejtua publikut te pranishem me nje mesazh ku ironizoi greven e urise se opozites nje vit me pare duke thene se liberalizimi i vizave eshte pergjigjja e merituar qe Evropa e qyteteruar i ben vleresimit te madh te reformave te qeverise eshte pergjigjja e merituar ndaj te gjithe atyre qe me ngujimin e bulevardit te kombit me letra e raporte shkrime e trillime qe bene cdo gje qe kjo dite te mos vije. Berisha theksoi se ky vendim eshte besimi me i madh qe kombet e Evropes u kane deshmuar qytetareve shqiptare dhe popullit shqiptar. Ky eshte nje vendim qe prek jeten e perditshme te mbare te rinjve shqiptare dhe te qindra e mijera familjeve shqiptare qe mezi presin te perqafojne e te cmallen me njerezit e tyre qe kane vite qe nuk i kane pare. Ky vendim ben qe liria juaj te behet liri evropiane - tha Kryeministri. Berisha vijoi me tej duke thene se Shqiperia ndodhet ne prag te nje vendimi historik dhe se shqiptaret do te levizin te lire dhe me dinjitet te plote ne mbare kontinentin e Evropes. Pas ceremonise se perurimit Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e kesaj shkolle ndersa u ndal ne kabinetin e informatikes ku u takua dhe bashkebisedoi me nxenesit e pranishem ne laborator. Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine qe ata dhe bashkemoshataret e tyre ne cdo shkolle te vendit mund te lundrojne dhe te punojne ne internet. Ne do te bejme te mundur qe shkollat tona te ndjekin me hapa te sigurt te gjitha shkollat me te zhvilluara te Evropes. Une ju pergezoj per shkollen dhe eshte kenaqesi e madhe te inauguroj nje shkolle te re nje vater te re dije - u shpreh Kryeministri. Me tej Kryeministri theksoi se qeveria do te investoje edhe me shume me qellim qe shume shpejt qe te gjithe shqiptaret te kene internet dhe kompjuter ne shtepine e tyre.