E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama apel Berishës: Ndalu sa s’je vonë!

Rama i bëri thirrje kreut të qeverisë që t’i japë fund asaj që ai e cilësoi “maskaradë”. “Tërhiqi vjedhësit e tu nga rruga qorre e grabitjes së fitores sonë në tavolinë përpara se të jetë shumë vonë për të gjithë, por në radhë të parë për ty”, u shpreh Rama, duke theksuar se “duhet ndalur ajo që po ndodh në KQZ dhe argumentet që po jepen për të numëruar votat e kontestuara, janë qesharake”.

Rama nënvizoi se opozita nuk do ta njohë rezultatin e dalë nga numërimi i votave të kontestuara dhe të hedhura në kutitë e gabuara. “Opozita jo vetëm nuk do ta njohë rezultatin e fabrikuar të kësaj maskarade - vijoi Rama duke iu drejtuar kryeministrit Berisha -, po nuk do të njohë më as qeverinë tënde, e cila tashmë nuk po ua vjedh më tinëz, si dy vjet më parë votën qytetarëve, por hapur, me një paturpësi të etur në sy të miliona shqiptarëve dhe të miqve ndërkombëtarë”.

Sipas numrit një të opozitës, veprimet e KQZ-së dhe të Saliut, siç tha ai, për të manipuluar votat në tavolinë, po thellojnë krizën dhe po minojnë integrimin evropian të vendit. “Nuk ka pikë dyshimi se Saliu po thellon krizën dhe po bëhet përgjegjësi kryesor për koston që po i shkakton integrimit të vendit. Saliu nuk e tremb dot popullin shqiptar, pasi ishte ai që i rrëmbeu rezultatin si hajdut pulash në tavolinë”, nënvizoi Rama.

“Është duke u hapur një hendek i madh mes botës demokratike dhe Shqipërisë, mes shqiptarëve dhe aspiratave të tyre për jetën në këtë vend, mes një populli të tërë dhe të ardhmes së vet evropiane”, tha kreu socialist, duke shtuar: “Për te vënë në fund këtë regjim, të gjithë do të ngrihen në këmbë për të lexuar çdo votë”.

/Start/

                                                                                             2011-05-19 22:38
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›