E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet punonjësi i policisë

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Zarif Hamzallari, 40-vjeç, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka konstatuar se shtetasi i sipërpërmendur ishte vetëvrarë me një plumb në kokë më armë zjarri pistoletë tip TT.

Nga deklarimi i bashkëshortes së viktimës ka rezultuar se ky shtetas kishte disa ditë që ndodhej në një gjendje stresi dhe ditën e djeshme përpara se të kryente këtë veprim, ishte në gjendje të dehur.

Sipas ekspertëve mjeko ligjor, një gjendje e tillë shpesh i çon këtë kategori në aktin e vetëvrasjes.  /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-20 09:13
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›