E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama apel shqiptarëve të Greqisë: Mos e lini votën për momentin e fundit, 11 maji takim me historinë


TIRANË, 5 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ripërsëriti sot thirrjen për shqiptarët e Greqisë që të nisin drejt Tiranës votën e tyre për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama tha këto janë 24 orët e fundit për të votuar për këdo që ndodhet në ishujt e Greqisë, në mënyrë që vota të administrohet brenda afateve.

Rama theksoi se sipas informacionit më të fundit, DHL ka shpërndarë mbi 85% të zarfeve.

“Por tani është radha juaj, është radha juaj shqiptarë të Greqisë të regjistruar për 11 majin që ato zarfe t’i ktheni për t’i dërguar në Shqipëri. Ju lutem mos e lini për në momentin e fundit. Ju lutem atyre që janë në ishuj, këto janë 24 orët e fundit për ta sepse në të kundërt nuk arrihet dot transporti i zarfeve nga ishujt me afatin e caktuar”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u bëri thirrje të gjithë atyre që janë në Athinë, Selanik dhe gjithë Greqinë në pjesën e gadishullit, që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ju lutem se ky është një takim me historinë dhe mbi të gjitha kjo votë për ju që jeni në Greqi dhe jeni të regjistruar është kaq konkrete, kaq e lidhur me diçka shumë konkrete, duke filluar nga hapja e një rruge alternative për pensionet tuaja. Ju lutem zarfin mbrapsht drejt Tiranës me 5 për Shqipërinë me BE-në në Europë, për Shqipërinë e re europiane, për shpesën europiane dhe amanetin europian të shqiptarëve dhe kurrsesi për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tanimë edhe krejtësisht të përçartur”, shtoi Rama.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›