E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, apelon për pjesëmarrje në zgjedhje

Kryetari i PS-së, Edi Rama pasi ka votuar në shkollën "Pjetër Budi" i ka bërë apel qyetarëve të votojnë, pasi sipas tij, sot është dita për të shkruar historinë. "Kjo është një ditë e bukur për familjen shqiptare ashtu si familja ime sot është bashkuar. Me ta është bashkuar një mase e madhe emigrantesh që jane këtu për të votuar. Forcat e rendit duhet të garantojnë normalitet dhe qetësi", tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›