Mot me vranësira në pjesën e dytë të ditës

Pasditja nuk duket se do jetë koha më e mirë për t'iu drejtuar kutive të votimit, pas pasdite dhe në mbrëmje priten reshje me karakter lokal dhe në disa zona me intensitet mesatar. Sipas sinoptikanes, Elvira Qelimi temperaturat e ditës së sotme pritet të jenë 13-18 gradë celcius , dhe shpjetësia e erës do të ketë shpejtësi 1-5 m/ sec. Qarkullimi i masës ajrore mesdhetare e lagët, e paqëndrueshme do të shkaktojë ulje të temperaturave duke e bërë motin të pastabilizuar. Mot me shi parashikohet në pjesën jugperëndimore të vendit ndërsa zona veriperëndimore, veriu dhe juglindja do të kenë mot të qëdnrueshëm. Pjesa qendore e vendit vranësirat i ka të përqendruara në orët e mmesditës. Ndërsa në zonën jugore, reshjet do jenë të pranishmë në orën 18:00 -20:00 të mbrëmjes.