Rama, asnjë koment për akuzat e Priftit, deklaron se ka dhuruar gjak!

Kryetari i socialistëve Edi Rama paralajmëroi sot gjatë një komunikimi të zakonshëm me gazetarët, se është i gatshëm për t’iu kundërpërgjigjur çdo akuze që është adresuar në drejtim të tij, por nuk dha asnjë datë se kur do t’i nënshtrohet analizave të përdorimit të lëndëve narkotike. Një sfidë kjo që i është propozuar nga deputeti i Lëzjes Socialiste për Integrim dhe njëherazi ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, pas debateve të ashpra dhe akuzave të ndërsjellta lidhur me deklarimin e pasurisë. Lideri i opozitës, përpos qëndrimit indiferent dhe dyshues ndaj opinionit publik, në një kohë kur të gjithë po kërkojnë prej tij shpjegime lidhur me akuzat për përdorim lëndësh narkotike, nuk shmang dot turpin teksa deklaron se ka dhuruar gjak për 7 vjet me radhë. Nisur nga kjo deklaratë, lidhin një mori dyshimesh. A është analizuar ndonjëherë gjaku i Edi Ramës, i cili sipas tij ka shkuar tek personat në nevojë? Sa e besueshme është se Edi Rama ka dhuruar vërtetë gjak? Pse kryetari i socialistëve nuk mohoi akuzën e Dritan Priftit, i cili tha se e ka parë në zyrën e Bashkisë duke konsumuar kokainë? Këto janë pyetjet të cilave duhet t’u japë përgjigje kryetari i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe jo të tjerrë akuza të rëndomta, pa pikë efekti kundrejt qeverisë dhe ministrave të saj. Kësisoj, bëhët gjithnjë edhe më alarmante fakti që një konsumues droge ka dhuruar gjak, gjak i cili ka shkuar për shëndetin e talasemikëve apo edhe të të aksidentuarve. Rezultati dihet. Rreziqet e konsumimit të lëndëve narkotike janë të ndryshme, por nuk shmang kurrsesi infeksionet vdekje prurëse, të cilat në raste të tilla bëhen të pashmangshme.
...