E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në Beratshkatërrohen edigjen 10 vepra arti

BERAT- Shkatërrohen veprat e skulptorëve italianë dhe shqiptarë në lagjen muzeale “Kala” të qytetit të Beratit. 10 punime të kryera me mjeshtëri në gur dhe dru, të cilat u vendosën një muaj më parë në territorin e kësaj lagjeje, tashmë nuk ekzistojnë. Shumica e tyre janë shkatërruar dhe djegur, kurse disa prej veprave janë vjedhur.

Lajmi për këtë ngjarje të shëmtuar dhe që e prezanton keq qytetin e lashtë, i cili bën pjesën në UNESCO, konfirmohet nga drejtues të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Berat. Kreu i kësaj drejtorie, Lonik çuedari ka deklaruar për “Gazeta Shqiptare” se është hera e parë që në këtë lagje ndodh një gjë e tillë, pasi qytetarët beratas ruajnë me fanatizëm vlerat e qytetit të tyre.

Mësohet se 10 skulpturat u ekspozuan dhe më pas u vendosën në lagjen “Kala” në kuadër të aktiviteteve “Italia e Shqipëria: Një det, dy popuj, një miqësi”. Banorë të lagjes pohojnë se vetëm një javë pas ekspozimit, këto vepra të artistëve italianë dhe shqiptarë nisën të shkatërroheshin dhe digjeshin gjatë natës. “është e turpshme ajo që ndodhi në lagjen tonë.
Ajo çka ka mbetur nga këto vepra të skulpturës, janë vetëm disa pjesë prej druri të djegura dhe të hedhura nëpër lagje”, - shprehen banorët citon GSH. Ndonëse bëhet fjalë për shkatërrim të veprave të artit në një qytet, anëtar në UNESCO, askush nuk ka bërë denoncim në polici për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të krimit.
(GSh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›