Rama, barrikadë kundër statusit të Shqipërisë në BE

Edi Rama po e lidh fatin e tij politik me bllokimin e përpjekjeve për të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti, pasi vetëm kështu ai synon të shantazhojë kundërshtarët e tij brenda partisë. Pas përpjekjeve për të ndaluar vizat, tani po paraqiten “ndryshimet kushtetuese” si alibia e radhës që do të justifikojë bojkotin e do të bllokojë miratimin e 12 kritereve të Brukselit
Edi Rama ka përzgjedhur një kusht të ri në axhendën politike, në dukje të mospranimit të bërjes palë për realizimin e reformave në Shqipëri, por realisht për hatër të fatit të tij politik brenda PS-së. Sikurse prej rreth dy vjetësh kishte në qendër të politikës së tij kushtin e “hapjes së kutive”, për të shantazhuar kundërshtarët e tij brenda PS-së, tashmë që hapja e kutive e nxori atë humbës në Tiranë, ka nxjerrë si kusht të ri për dy vitet e ardhshme në opozitë, “ndryshimet kushtetuese” Problemi i Edi Ramës (problem tjetër ky, nga të shumtit që ai ka në mënyrën e politik-bërjes), është se ai as kushtet nuk di ti zgjedhë dhe për më tepër ti vendosë, megjithëse ia ka arritur të rezistojë në krye të PS-së, me gjithë humbjet e njëpasnjëshme politike, në garat elektorale “Precedentin” e ka me kushtin që vuri për “hapjen e kutive”. Sa për kujtesë, këtë kusht e vuri kur kishte pasur mundësi, por nuk kishte dashur të konsumonte të gjitha të drejtat ligjore, post-zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009. Këto mundësi (kishte mësuar nga gabimet e zgjedhjeve të fundit parlamentare), dhe i shfrytëzoi post-zgjedhjeve vendore të 8 majit të këtij viti. Rezultati dihet. Pikërisht është ky rezultat i padëshiruar, që Edi Rama rifilloi hedhjen e vicklave, duke hedhur në tavolinë kushtin e radhës, atë të “ndryshimeve kushtetuese”. E pra. Këtë kusht e vendos Edi Rama, nën premtimin se më pas ai do të jetë i gatshëm të bëhet pjesë e reformës zgjedhore, asaj të drejtësisë…, etj., …etj. Te jetë vërtetë kaq i zgjuar ky Edi Rama, sa që, jo vetëm të mos japë prova bashkëpunimi, por më e paktë as të demonstrojë vullnet bashkëpunimi, për të paktën dy vitet e fundit… dhe të kërkojë kaq shumë. Duket, Edi Rama, ose ka besim të tepruar te vetja, ose (këshilltarët hije) i kanë dhënë garanci të tepruar se me këtë kusht, do të mund ti mbijetojë edhe pas kësaj humbje të radhës, kundërshtarëve që po i shtohen brenda PS-së. Deri tani, për gati dy vjet, Edi Ramës i është kërkuar të bëhet pjesë e reformave, në drejtësi e në Kodin Zgjedhor. Jo vetëm që i ka shpërfillur këto ftesa, por ka arritur deri atje, sa të djegë fondet e qeverisë amerikane, të cilat asistonin reformën në drejtësi. Kjo sjellje refuzuese, me kokëfortësi dhe pa argumente, i kanë dhënë atij frutet e pritshme… Pra, i ka mbijetuar, kundërshtimeve brenda PS-së… … Dhe tani kërkon të na mbushë mendjen, si ajo nusja që kërkonte “më bëni dhe një herë nuse, pa di unë si të nusëroj”… Vërtetë e ka over dozë të inteligjencës së tij, këtë kusht Edi Rama, apo…, apo…, e ka deficencë të këshillave të këqija, që i japin këshilltarët e këqij (sezonalë)…?! Të jetë kjo e dyta, është më ngushëlluese për Edi Ramën. Ndërsa ajo e para, është më e rëndë… Por, gjithsesi, si do që te jetë, zgjedhja është e Edi Ramës. Mosha (të paktën), ia njeh aftësinë (edhe ligjore) që ai të bëjë kë zgjedhje të dojë, ose ti besojë inteligjencës së vetë, ose ti besojë këshillave të këqija të këshilltarëve të tij…. Ashtu, sikurse ka gjithë të drejtën e tij, që sikurse në dy vitet e kaluara, të vazhdojë të bëhet bllokues i reformave të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë, për deri sa, që për ta realizuar këtë, ka “mbështetës” të tillë, deputetë, burra e gra të PS-së, që i mban peng dhe nuk i lë të hyjnë në Parlament, deri në kufijtë e limitit të fundit që ata nuk humbasin mandatin (përjashtim bën deputetja Rudina Seseri, e cila si “bojkot-thyese”, nuk fal të humbasë as edhe një qindarkë të vetme), që i ka këta deputetë edhe për ti future e për ti nxjerrë kur të dojë na Parlament, në çadra fushimi para Kryeministrisë, pse jo edhe për ti ulur bythazi, rrugëve rurale e urbane të Shqipërisë…, por që i ka këta deputetë, si barrikadë, pas të cilëve mund t’u fshihet kundërshtarëve brenda PS-së Për deri sa Edi Rama vazhdon ti zotërojë e ti kontrollojë këtë kategori “asset-deputesh” në këtë çelje të sezonit të ri 2-vjeçar të kushtëzimit të mospjesëmarrjes në reforma, duke qenë se nuk ofron asgjë të re, veç “politikës kushtëzuese”, nuk ka dhe nuk pritet të ofrojë asgjë të re edhe për sa i përket, keqpërdorimit të radhës së këtyre “asset-deputetëve”. Kjo i jep të gjithë të drejtën legjitime, që ai të vazhdojë ti fusë kur të dojë në Parlament, pse jo edhe më pas, ti nxjerrë, të shtrijë në ndonjë çadër tjetër fushimi përballë kryeministrisë, duke i majmur me qofte dhe aromë shurre, ti nxjerrë prej andej kur ti duhet të konsumojë ndonjë tjetër darkë të mundshme te “Crocodile”, dhe ti dërgojë ti vënë bythët, rrugëve (për ironi, tashmë të asfaltuara nga qeveria)…, me qëllimin e vetëm, të mbajtjes peng të procesit të reformave integruese të Shqipërisë në BE…, sepse kështu mund ti mbijetojë më mirë edhe sulmeve të kundërshtarëve Brenda PS-së.
...