E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituania dhe Austria, në konflikt diplomatik lidhur me arrestimin e kriminelëve rusë të luftës së 1991-it

23-07-2011 / The Economist

Ngjarjet e 12-13 janarit të vitit 1991 në Lituani ishin më të afërta me gjakderdhjet e shteteve baltike gjatë luftës së tyre për pavarësi. Tani ato po shkaktojnë një debat të madh diplomatik mes Lituanisë dhe Austrisë. Përpjekjet e dështuara për të detyruar vendin të kthehet përsëri nën kontrollin e Kremlinit arritën kulmin në një përpjekje për të kapur kullën e televizionit në Vilnius, kur forcat speciale sovjetike vranë 13 prej protestuesve. Presioni perëndimor i ka detyruar autoritetet sovjetike, të tërhiqen, por autorët i kanë ikur drejtësisë. Propagandistët sovjetikë i hodhën poshtë përgjegjësitë, sot Rusia i shmanget kësaj. Lituanezët (dhe jo vetëm ata) e quajnë këtë si më frustrueset. Mikhail Gorbaçov, i cili si lider sovjetik i asaj kohe mbante përgjegjësinë përfundimtare, dështoi në përgjigjen e pyetjeve rreth ngjarjeve të atyre ditëve. Në tetor të 2010-ës Lituania lëshoi një urdhër-arresti europian për Mikhail Golovatov, një ish-gjeneral i KGB i cili ishte komandant i forcave speciale sovjetike gjatë operacionit në Vilnius. Urdhri i lëshuar përmend krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Austria e arrestoi rusin në aeroportin Schwechat të enjten, por e lëshoi atë në 24 orë, duke pretenduar se Lituania nuk i kishte siguruar dokumentacionin e rregullt. Lituania e kontestoi atë fuqishëm dhe ka tërhequr e ambasadorin e saj nga Austria në mes protestash të zemëruara. Ministria e jashtme e padobishme lituaneze ka dhënë nëpërmjet internetit vetëm një deklaratë të butë, por në këtë raport vëzhguesit e BE-së e tregojnë të hapur ministrin e Jashtëm lituanez, Audrionis Ažubalis, në një formë të shkëlqyer, duke e krahasuar Z. Golovatov me krimet e luftës serbe të Bosnjës të dyshuara për Radko Mlladiçin. Lituanezët janë gjithashtu duke bojkotuar produktet austriake dhe kanë demonstruar jashtë ambasadës austriake (në Lituanisht). Letonia ka protestuar shumë dhe Estonia e ka quajtur veprimin austriak një "surprizë të pakëndshme". Austria nuk e ka shpjeguar ende përfundimisht se pse e la të ikte aq shpejt  Mr Golovatov. Gazetat austriake e kanë përshkruar incidentin si një "turp".  Lituania insiston se procedura ka qenë e saktë. Ky episod do të ushqente shumë dyshime në rajonin ish-komunist të Austrisë të marrëveshjes miqësore të Kremlinit, duke u mishëruar nga bankat e saj diskrete dhe fleksibël dhe nga dështimi skandaloz për të mbrojtur një çeçen të arratisur, Umeri Israilov, i cili u qëllua për vdekje në mes të ditës në rrugët e Vjenës nga vrasësit e punësuar. Të tjerët mund të pyesin veten nëse Lituania me politikën e saj të jashtme i ka pakësuar shanset e saj për të bërë një bujë të suksesshme në institucionet evropiane mbi këtë çështje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›