Zgjidhet kryesia e PD-së, publikohet lista me 25 anëtarët

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike votoi të shtunën, 25 anëtarët e kryesisë së re.
25 anëtarë janë nxjerrë nga ky votim, të cilët do të formojnë edhe kryesinë e re të Partisë Demokratike. Në krye të listës qëndron kreu i Bashkisë Lulzim Basha.
Lista e plotë vijon si më poshtë:
Sali Berisha, Adriana Gjoni, Aldo Bumçi, Arben Qirjako, Arta Sakja, Astrit Patozi, Bujar Nishani, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eduart Halimi, Fatos Beja, Flamur Noka, Genc Ruli, Ilir Rusmajli, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Rajmonda Bulku, Ridvan Bode, Sokol Olldashi.
Në kutitë e votimit janë hedhur 134 fletë, në të cilat 131 fletë kanë qënë të vlefshme dhe 3 të pavlefshme.