Rama batuta me Benet Becin: Mos harro që je demokrat! Muzeu i Shkodrës së shpejti nis transformimin
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se fitorja në Shkodër, duhet t’iu kthehet qytetarëve në punë e projekte.
Gjatë takimit të sotëm në kryeqendrën e Veriut, Rama nuk i kurseu batutat me Benet Becin, duke u shprehur se ishte i bindur se kishte votuar për PD-në edhe kur ishte në listat e deputetëve të PS-së.
“Ne e kemi detyrim dyfishim këtë nder që njerëzit na kanë bërë, e kanë bërë dhe një pjesë tjetër që nuk janë të majtë, ta kthejmë në një shlyerje borxhi që duhet të ketë parasysh këtë fakt: që nga mënyra si Beneti do qeverisë bashkinë.
I kam thënë sot që Bashkia e Shkodrës duhet të jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë jo thjesht dakord investimet bëhen për të gjithë, por duhet ta reflektojë që duhet vlerësim i të gjithë atyre burimeve njerëzore që janë aty dhe në bazë të meritës duhet ndarë të njomët me të thatët.
Mund të jenë aty ata që i kanë përkitur Partisë Demokratike, por që janë edhe njerëz të zotë. Ata nuk duhet të preken. Benet, është e vërtetë që të sollën në pushtet socialistët, por ti mos e harro që je demokrat. Është e rëndësishme Benet, që ti mos ta harrosh se je demokrat. Unë besoj, që Beneti ka votuar për veten dhe për PS-në. Ndërkohë që e vë dorën në zjarr që deri kur ishte në listën e deputetëve ka votuar PD-në."- u shpreh kryeministri.
Ndër të tjera Rama bëri me dije se muzeu i Shkodrës do të fillojë së shpejti nga transformimi, aty ku turistëve t’u mbetet në mendje, ndëra shtoi se këtë vit vija bregdetare do të përfshihet në programin e pastrimit para sezonit turistik.
"Ai muze është një muze që mund ta bënin vetëm komunistët. Ishte shtruar si të hyje në banjon e një stadiumi. Ai muze do të transformohet. Aty do të jetë një vend, ku turistët t’u mbetet në mendje për gjitë jetën.
Dua t'i kërkoj disa prek ministrave që janë këtu se cafrë ka lidhje me Bashkinë, është me Bashkinë, nuk kemi më një bashki që do të na pengojë. Dua ta filloj me ministren e Turizmit.Ne fillojmë turizmin së shpejti dhe vjet nuk e bëmë dot programin për pastrimin në Shkodër. I kam thënë kumbaros që Shkodra të përfshihet në programin e njësive të pastrimit të gjithë vijës bregdetare".- tha Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
