E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama bën thirrje: Të largohemi nga bujqësia e “vetmisë”! Të punojnë të gjithë bashkë si rrjet!

Kryeministri socialist Edi Rama ka bërë thirrje që bujqësia shqiptare të funksionojë së bashku, duke filluar nga fermerët që prodhon tek pika e grumbullimit e deri tek  shitja dhe eksportimi i mallrave.  Duke folur në seancë plenare të parlamentit të enjten, zoti Rama tha se koha kur secili punon vetëm për vete dhe i nxjerr ne treg, duhet të marrë fund. “Ne besojmë se subvencionet e dhëna më parë dhe sot mbetem në vazhdën e një polikë që ka një fytyrë sociale, por efekti i drejtpërdrejtë në transformimin e krejt strukturës së bujqësisë sonë nuk është ai i dëshiruara. Ne po largohemi në mënyrë graduale financimit të vetmisë, të qëndruarit veç , të mbeturi brenda një ngastre të vogël” tha kryeministri. 
Në këtë konteks kryeministri Edi Rama tha se me Paketën e Rezistencës Sociale, e cila pritet që të miratohet në Kuvend, do të shtohet mbështetjen për naftë falas për fermerët.
“Kjo paketë e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 mln dollarë” tha zoti Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›