Rama bie dakord me Sunak për hapjen e Dhomës së Tregtisë Britanike në Shqipëri

Përveç çështjeve të emigracionit dhe goditjeve të rrjeteve kriminale, kryeministri Rama dhe ati britanik, Rishi Sunak kanë rënë dakord edhe ngritjen e Dhomës Tregtare të Britanisë së Madhe në Shqipëri.
Duke iu referuar bashkëpunimit në fushën e biznesit dhe atë universitar, Rama dhe Sunak kanë bërë të ditur në Deklaratën e Përbashkët për mediat edhe hapjen e Dhomës së re Britanike në Shqipëri.
Gjithashtu parashikohet që të dyfishohet fondi i gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut financiar për financimin e eksporteve britanike në Shqipëri në 4 miliardë stërlina.
“Në fund, të dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët për median.
/rtsh.al/