Rama takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak, pritet në 10 Downing Street

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Ai është pritur në 10 Downing Street, nga kreu i qeverisë së Britanisë së Madhe. Në takimin midis dy kryeministrave është diskutuar kryesisht mbi çështjen e emigrantëve dhe luftën kundër rrjeteve kriminale. Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në 10 Downing Street.
Mbi këto çështje, kryeministri Rama ka diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Në këtë takim, kreu i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur keqardhjen për retorikën e përdorur nga politika britanike ndaj shqiptarëve. Ndërsa është nënvizuar domosdoshmëria e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale.
“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në rrjetin social, Facebook, të kryeministrit Edi Rama.
/rtsh.al/