E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama citon Imam Aliun: Me fjalën e vet njeriu pasqyron atë që ka në zemër

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në ditët e muajit të Ramazanit përcolli citim nga Imam Aliu.

“Me fjalën e vet njeriu pasqyron atë që ka në zemër. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të)”, citoi Rama.

Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat madhore të besimit islam.

Në thelb të agjërimit qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të Islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë. /k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›