E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama citon profetin Muhamed: Dyert e pendesës janë gjithnjë të hapura

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në ditët e muajit të Ramazanit përcolli citim nga profeti Muhamed.

“Dyert e pendesës janë gjithnjë të hapura. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të)”, shkroi Rama në rrjete sociale.

Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat madhore të besimit islam.

Në thelb të agjërimit qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të Islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›