PRAGË – Republika Çeke planifikon të forcojë ligjin për azilin dhe migracionin

PRAGË, 7 mars /ATSH-DPA/- Qeveria e qendrës së djathtë të kryeministrit çek, Petr Fiala do të prezantojë ligje më të rrepta për azilin dhe migracionin që synojnë të pengojnë migrantët e mundshëm.
“Qëllimi ynë është i qartë, të parandalojmë migrimin e paligjshëm”, tha Fiala në Pragë, duke theksuar nevojën për masa më të ashpra si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian.
Legjislacioni i propozuar përfshin dëbime më të shpejta, kontrolle të zgjeruara të sigurisë dhe procedura të përshpejtuara të azilit.
Sipas Ministrisë së Brendshme, autoritetet do të rrisin gjithashtu monitorimin e vendndodhjes së azilkërkuesve.
Aplikantët që shfaqin “sjellje problematike” – një term jo i përcaktuar në mënyrë eksplicite – mund të përballen me kufizime në përfitimet shtetërore dhe sigurimin shëndetësor.
Për më tepër, zonat e tranzitit do të krijohen në aeroportet ndërkombëtare dhe hyrja në këto zona nuk do të konsiderohet ligjërisht hyrje në territorin çek.
Njoftimi vjen mes një fushate zgjedhore, ndërsa Republika Çeke pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare këtë vit.
Sondazhet sugjerojnë një epërsi të fortë për partinë opozitare populiste të krahut të djathtë ANO, e udhëhequr nga miliarderi Andrej Babis. //a.i/