E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dasme te thjeshte me 800 persona

25/10/2010Te paret qe u dhane urimin ishin Gregu dhe Rea femijet e ciftit

Ne ambientet jashte lokalit u perdoren cadrat e greves se urise

Kokteili kateringu tradicional dhe internacional muzika klasike dhe rremuja nga pjesemarrja e madhe e te pranishmeve ishin nder elementet kryesore permes te cilave cifti Rama zgjodhi te ndaje me miqte dhe bashkepunetoret e tyre ceremonine e marteses. Prej me shume se nje jave opinioni publik ishte bombarduar nga lajmi per martesen e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama me bashkeshorten ne kurore tashme Lindita Basha dhe do te ishte pikerisht festa e pasdites se djeshme ajo e cila do te mund te shuante zhurmen e madhe mbi nje ngjarje te tille. Edi Rama kishte perzgjedhur per kete dite nje kostum te erret ndersa nusja kishte preferuar nje fustan me ngjyra me te celura. Lokali ku u organizua ceremonia ishte ndare ne dy ambiente ku nje pjese e te pranishmeve qendronin brenda dhe nje pjese jashte ku ishin improvizuar disa cadra. Nga interesimi mesuam se ishin te njejtat cadra qe u perdoren ne greven e urise dhe deputeteve pjesemarres ne greven e majit besohet se do u jene dukur shume familjare. Nga te pranishmit ne feste u be e ditur se numri i te ftuarve ishte i shumte arrinte ne rreth 800 persona duke bere pjese te kesaj feste figura te njohura nga te gjitha fushat. Megjithate duke mos sfumuar arsyen e takimit te aq shume njerezve mes tyre pra ate te marteses se Edi Rames dhe Lindita Bashes nuk mund te mos vihej re prania ne krah te tyre e dy femijeve perkatesisht e Gregorit dhe Reas. Ishin ata te paret qe i dhane ciftit mesazhet e urimit duke hapur me pas ceremonine festive vellai i kryetarit socialist. Por edhe pse ishin te shumte te ftuarit ne nje ceremoni te tille e organizuar ne periferi te kryeqytetit nuk mund te mos vihet ne dukje fakti se ne listen e te ftuarve si miq bashkepunetore qe ish-kryetari socialist Fatos Nano. Nderkohe qe ishte e deklaruar qe me heret nga vete kryetari Rama se nuk do te kishte nje ftese per kreun e mazhorances Sali Berisha. Por pavaresisht nje deklarate te tille nga ana e tij Kryeministri Berisha i kishte rezervuar dhendrit nje surprize. Nje veprim te ngjashem ka bere dhe yevendeskrzeministi Meta i cili i ka derguar nje buqete me trendafila Pak kohe pas nisje se festes ne ambientet ku po zhvillohej ceremonia eshte shfaqur nje tufe e madhe me lule dhurate kjo nga kreu i ekzekutivit Berisha per ciftin Rama. Njekohesisht dhe ne daljet e tij publike pas publikimit te lajmit per martesen e Rames Berisha pati percjelle mesazhin e tij te urimit per ciftin. Nderkohe qe si per kunderpeshe ne kete feste ishin te ftuar mjaft personalitete sic ishte pjesemarrja ne te e kreut te shtetit Bamir Topi. Ardhja e Presidentit Topi i shoqeruar nga bashkeshortja e tij krijoi jo pak habi jo vetem mes te pranishmeve por dhe per teleshikuesit te cilet informoheshin nga televizionet rreth pjesemarresve ne martesen e Rames dhe Bashes. Megjithate duke lene menjane ftesat pjesemarrjen ushqimin muziken apo elemente te tjere te kesaj feste ishte sharmi me te cilin ishte veshur e gjithe atmosfera ne kete ceremoni ai i cili te bente me shume pershtypje. Dhe kjo e pergjithshme por duke u ndalur ne vecanti natyrisht qe cifti ishte kujdesur qe cdo detaj qe kishte te bente me ta te ishte i vecante dhe terheqes.

Rama shmang puthjen

Edi Rama i ka lene paksa te zhgenjyer pjesemarresit ne ceremoni kur bashkeshortes se tij ka preferuar ti jape vetem nje perqafim ne vend te puthjes qe prisnin te pranishmit. Ne momentin e fundit pasi kishin nderruar unazat dhe kishin prere torten te gjithe prisnin finalizimin e ceremonise dhe kane kerkuar puthjen e rastit por Rama i eshte shmangur ketij gjesti. Unazat e te dy te sapomartuarve i dorezoi mikja nga Kosova Liri Begeja e cila do hidhte dhe nje batute me kete rast Do ta kisha vrare ne rast se nuk do te me therriste

Topi ne ceremoni me mbeshtetesit

Presidenti Bamir Topi dhe bashkeshortja e tij si te ftuar ne ceremonine e marteses se kryetarit te PS-se Edi Rama me Lindita Bashen zgjodhen te jene prezente ne nje feste te tille. Nderkohe qe ne numrin e madh te te pranishmeve u vu re dhe prania e mbeshtetesve te Presidentit Topi si ish-deputetet demokrate Sali Shehu Besnik Mustafaj. Po keshtu i pranishem ne ceremoni ishte dhe zevendesministri i Kultures Nikolle Lesi. Gjithashtu dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama kishte zgjedhur qe te uronte drejtperdrejt ciftin e ri. Nderkohe qe nuk u pa te ishte pjese e festes asnje nga perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim. Edhe pse me heret dy drejtuesit e partive te majta Meta e Rama ishin bashkepunetore madje here pas here e kane cilesuar mik njeri-tjetrin ne nje feste te tille nuk ishin te ftuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›