E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave Princ Leka me te fejuaren ne Elbasan

25/10/2010Kryetari i Partise se Legalitetit Ekrem Spahia Shqiptaret kane levizur lirshem qe para 70 vitesh

ELBASAN-Princi Leka Zogu i ndjekur nga e fejuara e tij Elja kane mberritur ne Elbasan ne nje takim me grate legaliste me teme Informimi mbi liberalizimin e vizave. Si keshilltar i ministrit te Brendshem Basha princi Leka eshte shfaqur per here te pare zyrtarisht me te fejuaren e tij Elja. Kjo e fundit tha ne fjalet e pakta te saj se zgjodhi Elbasanin per kete dalje te pare zyrtare pasi ky qytet eshte djepi i arsimit shqiptar. Princi Leka e ka quajtur nje date te rendesishme daten kur BE do te vendose liberalizimin dhe ne tha ai duhet te jemi te pergatitur per te respektuar afatet e qendrimit. Princi Leka gjithashtu i percolli urimin nga Elbasani kryesocialistit Edi Rama per martesen e tij.

Vizat dhe liberalizimi

Nderkohe Ekrem Spahia si kryetar i Legalitetit deklaroi se Princi Leka ka nje rol te rendesishem si ne Ministrine e Jashtme ashtu edhe aktualisht ne Ministrine e Brendshme ku vazhdon te jete keshilltar i ministrit Basha. Ne fund te ketij viti ne do te kemi mundesi te levizim te lire ne hapesiren Shengen por realisht mbreteria e ka realizuar para 70 vjeteve. Une kam kenaqesine qe tju paraqes para jush pasaporten origjinale te kohes se mbreterise shqiptare. Nese e shikoni ne kete pasaporte nuk ka asnje vize por ka vetem vula dhe jo viza. Levizjen e lire qytetaret shqiptare e kane bere edhe ne kohen e mbreterise. Gjithashtu edhe parate kartemonedha ekuivalentoheshin qe te mos kishte probleme ne kembimin e tyre. Mbreteria per 11 vjet te ishte vend i njohur e te leviznin lirshem ne Evrope. Ne perfundim te takimit princi Leka dhe e fejuara e tij kane ndjekur nje feste te organizuar nga dega e Partise se Legalitetit ne Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›