E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, debat për programin në New York University

Share

Rreth 200 vetë morën pjesë në takimin e Edi Ramës në një nga sallat e Universitetit të New York-ut. Takimi, i cili ishte një bashkëbisedim për dy orë e gjysëm me shqiptarë në NY University u dominua nga pyetje rreth programit t Partisë Socialiste dhe vizonit të Ramës për ndryshimin e qeverisjes në vend.

Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga një debat i gjallë mes pjesëmarrësve dhe Edi Ramës. Një i burgosur për njëzet e pesë vjet në burgjet e Enver Hoxhës i kërkoi Ramës që Partia Socialiste të garantojë demokracinë në Shqipëri dhe se zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin ndryshim. Një studente nga Shkodra theksoi se Shqipëria ka nevojë për një program të ri zhvillimi dhe për një qeveri që të mos prekë institucionet e pavarura. Një djalë që punon në një studio investimesh tha se pa arsim profesional s’do ketë forca pune të kualifikuara për investime prodhuese në Shqipëri. Një jurist në një zyre konsulence tha se kontratat koncesionare te qeverise shqiptare janë te papranueshme dhe PS duhet t’i rishikojë ato patjetër! Një vajzë shqiptare, aktiviste e fushatës se Presidentit Obama për shëndetësinë tha se sistemi shëndetësor tek ne duhet të rithemelohet nga e para.

Rama ka qenë ndërkohë aktiv në Twitter pas takimit duke theksuar disa nga pikat kyçe të këtij debati. Më parë Rama kishte takuar drejtuesit shqiptarë të Këshillit Shqiptaro Amerikan NAAC dhe përfaqesuesin e FMN për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›