Rama në New York, takon Bell të FMN: Në fokus ulja e borxhit dhe rishpërndarja e të ardhurave
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar në New York me përfaqësuesin e Fondit Monetar për Shqipërinë, Gerwin Bell. Kreu i PS thotë se në qendër të bisedës ka qenë ulja e borxhit, rishikimi i buxhetit dhe problemi i rishpërndarjes së të ardhurave. Ndërkohë që qeveria ka tentuar të mbyllë dyert për FMN-në, Rama realizon takimin e tij të parë në tokë amerikane më përfaqësuesit e FMN-së.
Konsultë shumë e kënaqshme në New York me Gerwin Bell nga FMN. Domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale. Në fokus ulja e borxhit. Një rishpërndarje e drejtë e të ardhurave, zhvillimi rural, arsimi profesional si bazë për nxitjen e investimeve prodhuese, tema të konsultës. Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit, një nevojë që duhet trajtuar sa më parë, shkruan Rama në Twitter.