20 vjetori i fitores, Berisha: Ditë e serisë së anëtarësimeve në PD
TIRANË- Kryetari i PD-së, njëherësh kryeministri i vendit, Sali Berisha ka njoftuar krerët e partisë në rrethe se data 22 mars, përpos ditë feste për gjithë shqiptarët do të caktohet si dita në të cilën do të nisin një seri të re anëtarësimesh në PD.
Kjo seri anëtarësimesh do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë deri në zgjedhje, ose një muaj para zgjedhjeve të qershorit 2013, seri në të cilën ne do të synojmë të ftojmë të bashkohen me ne energjitë më të mira të komunitetit dhe shoqërisë- tha Berisha.
Ai ka vlerësuar pasurimin e partisë që drejton, duke e përcaktuar atë si më demokratiken dhe më të hapurën.