Rama dekretohet Kryeminister, presin firmen ministrat
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama qe nga dje eshte zyrtarisht Kryeminister i vendit. Presidenti i vendit, Bujar Nishani dekretoj emerimin e tij ne kete detyre, si dhe e ngarkoi per formimin e qeverise se re. Ashtu sic kishte premtuar, Presidenti Bujar Nishani e ka nxjerre dekretin brenda pak oresh. Propozimi u be nga tre kryetaret e partive te mazhorances se re mbremjen e dates 9 shtator. Ndersa ne oren 10:00 te paradites se djeshme, kreu i shtetit thirri kryetarin e PS-se ne Presidence per t’i dhene detyren si Kryeminister i ardhshem. “Ne baze te propozimit te paraqitur nga koalicioni “Aleanca per Shqiperine Europiane”, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani dekretoi sot emerimin e zotit Edi Rama si Kryeminister i Republikes se Shqiperise dhe e ngarkoi ate me formimin e qeverise se re”,- beri te ditur dje Presidenca ne lidhje me takimin Gjate bisedes qe ka zgjatur per rreth 30 minuta, Presidenti i Nishani “i uroi zotit Rama pune te mbare ne detyren e tij. Te dy bashkebiseduesit ndane pikepamje te njejta per vijimesine e bashkepunimit institucional”. Pas takimit Kryeministri Rama eshte drejtuar per ne seancen e Kuvendit, ku do te zgjidhej kreu i ketij institucionit Ilir Meta. Nderkohe qe ne rrjetin social Facebook, Rama ka hedhur dhe nje foto te dekretit te dhene nga kreu i shtetit. Po dje, kreu i Partise Socialiste ka derguar ne cilesine e Kryeministrit emrat e kabinetit qe do te drejtoje per dekretim ne zyren e kreut te shtetit Bujar Nishani. Pritet qe kreu i shtetit te dekretoje emrat e ministrave, te cilet bashke me Kryeministrin dhe programin qeverises do te votohen me pas ne Kuvend. Rregullorja parashikon diskutime per programin qeverises dhe me pas votimin e dekreteve te Presidentit. Pas votimit ne Kuvend, qeveria duhet te beje betimin te Presidenti i Republikes per te marre zyrtarisht detyren. Kryetari i ri i Kuvendit, Ilir Meta ka caktuar oren 11:00 te dites se sotme per te zhvilluar seancen e radhes, ku do te diskutohet per programin qeverises, duke nenkuptuar se mazhoranca e re pret nje dekretim te shpejte te emrave te kabinetit qeveria. Detajet per dekretimin e qeverise saktesohen dhe ne vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2002, i cili ne interpretim te neneve 96 dhe 97 te Kushtetues, thote se: “votebesimi i qeverise nga ana e Parlamentit behet ne teresi”. Sipas nenit 106 te Kushtetutes, qeveria e dorehequr duhet te qendroje ne detyre deri ne marrjen e mandati zyrtarisht nga qeveria e re, cka nenkupton berjen e betimit.“Kryeministri dhe ministrat jane te detyruar te qendrojne ne detyre deri ne formimin e Keshillit te Ministrave pasardhes”, thuhet ne Kushtetuten e vendit.
Detyra zyrtare
Pavaresisht procedurave qe mund te zgjasin disa dite, qeveria e re merre detyren vetem pasi te kete marre miratimin e Kuvendit dhe me pas te kete bere betimin ne Kuvend. Sipas nenit 106 te Kushtetutes, qeveria e dorehequr duhet te qendroje ne detyre deri ne marrjen e mandati zyrtarisht nga qeveria e re, cka nenkupton berjen e betimit. “Kryeministri dhe ministrat jane te detyruar te qendrojne ne detyre deri ne formimin e Keshillit te Ministrave pasardhes”, thuhet ne Kushtetuten e vendit.
KUSHTETUTA
Neni 96
1. Presidenti i Republikes, ne fillim te legjislatures, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emeron Kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit te partive, qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend.
Neni 97
Kryeministri i emeruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet per miratim Kuvendit, brenda 10 diteve, programin politik te Keshillit te Ministrave se bashku me perberjen e tij.
Neni 106
Kryeministri dhe ministrat jane te detyruar te qendrojne ne detyre deri ne formimin e Keshillit te Ministrave pasardhes.
Interpretimi i Gjykates Kushtetuese
“Ne kuptim te neneve 96 e 97 te Kushtetutes, Kuvendi i jep votebesimin Keshillit te
Ministrave jo vetem per shkak te cilesive te Kryeministrit, por, ne radhe te pare, nga programi politik dhe perberja e Keshillit te Ministrave, te cilin ai do kryesoje e perfaqesoje. Keshtu qe marrja ne shqyrtim dhe miratimi i Kryeministrit sic permend neni 96 i Kushtetutes, nuk mund te kuptohen te ndare nga programi politik i Keshillit te Ministrave dhe nga perberja e tij. Ky argument del edhe nga permbajtja e neneve 96 e 97 te Kushtetutes dhe te con ne konkluzionin se miratimi i Kryeministrit nuk eshte i ndare ne kohe me miratimin e programit dhe te perberjes se Keshillit te Ministrave. Nenet 96, 97, 104 e 105 te Kushtetutes percaktojne qe Presidenti emeron Kryeministrin. Kjo do te thote qe, ne cdo rast, perfshire edhe rastin e zgjedhjes se Kryeministrit nga Kuvendi (neni 96 paragrafi 3, neni 104 e 105 paragrafi 1 i Kushtetutes), emerimi i Kryeministrit eshte kompetence e Presidentit. Mirepo, Kryeministri i emeruar nga Presidenti ende nuk fiton si organ cilesite juridike per te marre persiper pergjegjesi politike per veprimtarine e tij dhe te Keshillit te Ministrave derisa nuk eshte miratuar nga Kuvendi. Kushtetuta, edhe pse e koncepton Kryeministrin si subjekt te vecante qe mbart te drejta e detyrime te rendesishme kushtetuese e ligjore, percakton pergjegjesine e tij politike te lidhur ngushte me veprimtarine e Keshillit te Ministrave”.