E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita shton votat e Metes, te vegjlit: Nuk e votuam ne Eglantina Nasi



Nje rezultat “surprize” mund te cilesohet ai i votimit ne seancen e djeshme plenare per zgjedhjen e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, si kryetari i ri i Kuvendit te Shqiperise. Teksa nga 137 deputete votues, 91 prej tyre rezultuan t’i kishin thene “Po” nje emerimi te tille dhe vetem 45 te tjere “Jo”, shoqeruar edhe me 1 abstenim. E nese i referohemi mazhorances zyrtare parlamentare te se majtes, prej 83 deputetesh, e perbere perkatesisht nga deputetet e Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, del se jane 8 vota me shume, te dhena pro Metes si Kryeparlamentari i ri i vendit. Te cilat, mund te aludohet se u perkasin forcave te tjera politike te pranishme ne Kuvendin e ri, jashte mazhorances se lartpermendur. Por qe ne fakt, nuk eshte se e kane pranuar mundesine e nje vote te tille gjate votimit te djeshem per kryetarin e ri te Kuvendit. Keshtu, ne nje qendrim te saj zyrtar, Partia Republikane, ka pohuar se deputetet e saj votuan kunder kandidatures se Metes si kryetari i ri i Kuvendit. “Partia Republikane eshte ne opozite dhe bashke me aleaten e saj, Partine Demokratike, e do te beje te gjitha perpjekjet per te zhvilluar nje opozite te fuqishme ne sherbim te interesave te vendit, si dhe do te bashkepunoje ne cdo moment me forcat e opozitare per te rikthyer te djathten ne pushtet”, citohet saktesisht ne kete qendrim. Teksa te njejten gje kane rendur te pohojne edhe perfaqesues te partive te tjera te vogla, aleate te Partise Demokratike, te pranishem gjate procesit te djeshem te votimit. Si kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, por edhe kreu i Partise per Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Shpetim Idrizi, te cilet kane konfirmuar para medieve voten e tyre kunder Metes si kandidat per Kryeparlamentar. “Vendimi i grupit parlamentar, eshte per te votuar kunder. PDIU eshte pjese e opozites, vota jone kunder”, ka deklaruar Idrizi lidhur me nje fakt te tille. “PDIU eshte kunder kandidatures se mazhorances per kreun e legjislativit si votim dhe qendrim politik, si pjese e gjithe opozites shqiptare. E bejme kete sqarim per te konfirmuar qendrimin tone ne lidhje me kete ceshtje”,- thuhet sakaq, ne qendrimin zyrtar te PDIU-se. Duke mos pranuar keshtu ne asnje menyre qe 8 votat plus, pro Metes ne krye te Kuvendit te Shqiperise, te kene dale prej radheve te tyre. Kujtojme sakaq, se ne procesin e votimit te Metes, moren pjese vetem 137 deputete, pasi dy mungonin dhe njeri, Vasil Bici, nuk mori mandatin e deputetit. Dhe se para kesaj procedure, seanca e djeshme parlamentare, u parapri nga akti i betimit dhe i marrjes se mandateve te deputeteve te rinj qe do te kete legjislatura e VIII-te parlamentare.

VERIFIKIMI

Komisioni i Verifikimit te Mandateve, doli dje ne seance me qendrimin zyrtar se nuk konstatoi asnje pavlefshmeri gjate verifikimit te mandateve te 140 deputeteve te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Duke nenvizuar vetem rastin e Vasil Bicajt, qe refuzoi te beje betimin duke hequr dore nga mandati i deputetit, pas nje vendimi personal te tij

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›