E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendorët, protesta në të gjitha qytetet

Drejtuesit socialistë të pushtetit vendor zgjodhën dje të shënojnë ditën e dytë të protestës në mbrojtje të autonomisë lokale. Krerët e bashkive dhe komunave kryesore në qendrat e qarqeve pas orarit të punës, siç kishin paralajmëruar u mblodhën në një protestë publike. Në prononcimet publike ata i kërkuan Kryeministrit dhe qeverisë që të mos cenojë autonominë vendore. Pakësimi i buxheteve lokale është prej muajsh në qendër të vëmendjes së krerëve vendorë. Të mbledhur disa ditë më parë para godinës së Kryeministrisë, ata i vendosën një ultimatum Kryeministrit për të plotësuar një sërë kërkesash të tyre. Ky afat skadon në datën 5 dhjetor dhe ende asgjë nuk raportohet e plotësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›