Rama deshton takimin me Berishen
Takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te PS, Edi Rama ka deshtuar dje per shkak te mos ndryshimit te qendrimit te kreut te opozites. Kreu i PS-se ka kerkuar dje me ane te kreut te grupit Gramoz Ruci, qe ne tryezen e bisedimeve te perfshihet patjeter ceshtja e qarkut te Fierit, pavaresisht se paradite ne propozimin publik qe beri nuk e kishte permendur ne asnje rresht kete ceshtje. Pas ftesave te nje pas njeshme te bera nga kryeministri Berisha per te votuar tre ligjet qe kerkon Komisioni Evropian per hapjen e drites jeshile per marrjen e statusit te vendit kandidat, dje paradite ka ardhur edhe reagimi i kryetarit te opozites Edi Rama, i cili percaktonte oren dhe vendin e takimit per te diskutuar per tre ceshtjet dhe ne letren e tij publike nuk permendte ne asnje rresht qarkun e Fierit. Pas kesaj deklarate vete kryeministri Berisha deklaroi publikisht se, ishte gati te ulej dhe te diskutonte me kreun e opozite dhe partite e tjera politike per tre ligjet qe kerkon BE dhe qe rrine prej dy muajsh ne tryezen e Kuvendit duke pritur votat e opozites. Per ta bere sa me konkrete biseden dhe pikat e diskutimit dje pasdite ka pasur nje bisede mes kryetarit te Grupit parlamentare te Partise Demokratike Astrit Patozi dhe kryetarit te grupit parlamentare te Partise Socialiste Gramoz Ruci. Mesohet se kryetari i grupit parlamentare te Partise Socialiste Gramoz Ruci, i ka bere te ditur mes te tjerash kryetarit te grupit parlamentare te Partise Demokratike Astrit Patozi, se ne axhenden e ketij takimi nuk mund te mos perfshihej edhe ceshtja e Fierit. Kryeministri Berisha, ne keto rrethana, shpreh shpresen dhe vendosmerine e tij per diskutime ne cdo nivel me Partine Socialiste, per tre ligjet qe presin votimin ne Parlament, propozimet dhe amendimet e tjera. Keto ligje dhe votimi i tyre nuk kane asnje lidhje me nje ceshtje lokale, e cila perdoret si pretekst prej tre muajsh, nga kryetari i Partise Socialiste per bllokimin e votimit te tyre. Mesa duket me qellimin e vetem per te mos lejuar grupin e tij parlamentar per te votuar keto ligje, sipas kerkeses se Komisionit Europian ne menyre qe Shqiperia te marre mbeshtetje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Sipas mazhorances zoti Rama vazhdon te perdore Fierin per te bllokuar votimin e tre ligjeve dhe statusin e vendit kandidat. Kryeministri Berisha ne menyren me te perseritur ka bere te qarte qendrimin e tij parimor se ne asnje rrethane, ai nuk do mund te pranoje diskutimin e vendimeve te gjykatave ne tryeza politike. Kryeministri ka qene dhe mbetet i gatshem per zbatimin e propozimit te tij te mocionit ne Keshillat e Komunave e Bashkive per keshilltaret e Qarkut te Fierit, si zgjidhja e vetme politike dhe ligjore e mundshme, pa nderhyrje ne vendimet e gjykatave.
Ligjet
Keto ligje dhe votimi i tyre nuk kane asnje lidhje me nje ceshtje lokale, e cila perdoret si pretekst prej tre muajsh, nga kryetari i Partise Socialiste per bllokimin e votimit te tyre. Mesa duket me qellimin e vetem per te mos lejuar grupin e tij parlamentar per te votuar keto ligje, sipas kerkeses se Komisionit Europian ne menyre qe Shqiperia te marre mbeshtetje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.
Ligjet
Keto ligje dhe votimi i tyre nuk kane asnje lidhje me nje ceshtje lokale, e cila perdoret si pretekst prej tre muajsh, nga kryetari i Partise Socialiste per bllokimin e votimit te tyre. Mesa duket me qellimin e vetem per te mos lejuar grupin e tij parlamentar per te votuar keto ligje, sipas kerkeses se Komisionit Europian ne menyre qe Shqiperia te marre mbeshtetje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.