E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi italian: Shqiperia, vend terheqes per investimet e huaja Eglantina Nasi

Italia paraqet interes te vazhdueshem per ngritjen dhe zhvillimin e sipermarrjeve private ne Shqiperi. Nje fakt i tille u be dje me dije nga vete ambasadori italian ne vendin tone, Massimo Gaiani, si edhe drejtori i Institutit per Tregtine e Jashtme (ICE), Francesco Vitulli. Gjate nje konference per rritjen e bashkepunimit industrial mes Italise dhe Shqiperise, ata kane theksuar pikerisht se biznesi italian kerkon te perfitoje nga mundesite qe kjo e fundit ofron per te. Nga ana e tij, ambasadori italian ne Shqiperi, theksoi se vendi yne ofron mundesi te shumta, sidomos ne sektorin me lende porositesi (fason), si edhe ne aksesin e tregjeve te tjera rajonale. Per kete arsye, ai kerkoi nga sipermarresit italiane qe te rrisin pranine e tyre ne ekonomine shqiptare dhe per me teper, ne keto dege te saj. Kurse kreu i ICE-s, shtoi se sipermarrja private italiane ka shfaqur tashme interes per rritje te investimeve te saj ne sektorin e turizmit, infrastruktures, por edhe ate te prodhimit me fason. Qe ne fillimet e demokracise ne Shqiperi, kontributi italian i perforcuar me pranine institucionale me idene e "Sistemit Itali" dhe ndihmave konkrete per financimin e projekteve nepermjet Kooperacionit Italian te Zhvillimit ka qene nje mbeshtetje e fuqishme", nenvizoi Vitulli. Sipas tij, kane qene pikerisht problemet ne vendet e Lindjes, te cilat i kane detyruar shume sipermarrje qe te transferohen me prane Italise, gje qe presupozon konsiderimin e Shqiperise si nje vend te denje per te zhvilluar sipermarrjen e lire. Kujtojme nderkaq, se qeveria italiane do te mbeshtese rritjen e inovacionit per ndermarrjet e vogla dhe te mesme (te ashtuquajturat SME), ne vendet e Ballkanit Perendimor, nepermjet nje projekti qe kap vleren e 40 milione euro, nga i cili do te perfitoje edhe Shqiperia. Konkretisht, ky fond do te mbeshtese investime teknologjike per te gjitha ato sipermarrje qe bashkepunojne me Italine. Lidhur me ndihmen ne aspektin teknologjik, vete ministri i Teknologjise dhe Inovacionit, Genc Pollo, u shpreh gjate konferences se djeshme se eshte fakt qe "bizneset shqiptare vuajne mungesen e pershtatjes me pajisjet moderne duke pasur rendiment me te ulet ne tregjet nderkombetare". Prandaj sipas tij, sipermarrjet shqiptare duhet ta shohin si nje mundesi perfitimi akordimin e te tilla fondeve, per te rritur cilesine e prodhimit. Kujtojme ketu se industria e fasonit ne Shqiperi, e cila llogarit rreth 450 sipermarrje, po leviz ne drejtim te rritjes teknologjike te proceseve te punes, nisur nga rritja e kerkesave te partnereve europiane per shpernguljen e aktiviteteve te tyre ne vendet e rajonit te Ballkanit. Duket se kerkesat per cmime te lira dhe transport te shpejte, perballe Kines qe po rrit pagat dhe po ul cilesine, po rritet interesi i kompanive te fasonit ne vendin tone. Nga ana tjeter, permendim faktin se Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqiperise, ku volumi i shkembimeve me kete vend, arrin ne nje mesatare vjetore prej 40% e totalit. Shifer kjo, ne te cilen ajo e siguruar prej industrise fason, ze nje vend te konsiderueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›