E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i shtetit, sot takime per zgjedhjen e kryeprokurorit

Presidenti Bujar Nishani pritet te takoje sot kryetaret e grupeve parlamentare per te diskutuar ne lidhje me zgjedhjen e Prokurorit te ri te Pergjithshem. Me ane te nje njoftimi dhene dje per mediat, Zyra e Shtypit e Presidences ben te ditur se takimet me kreret e grupeve parlamentare synojne evidentimin e kritereve qe duhet te kete kreu i ri i organit te akuzes. "Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, diten e marte, do te organizoje takime te vecanta konsultuese me perfaqesuesit e partive politike parlamentare, te cilat synojne te evidentojne vlerat me te mira qe duhet te perfaqesoje figura e ardhshme e Prokurorit te Pergjithshem, si nje pozicion i rendesishem ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi", thuhet ne njoftimin e Presidences. Mesohet se takimet do te zhvillohen ne mjediset e Presidences. Fillimisht kreu i shtetit do te takoj kreun e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, ndersa nje ore me vone do te takoj kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Kreu i shtetit eshte kujdesur qe gjate diskutimeve, kreret e partive te kene te njejten kohe ne dispozicion. Keshtu ne oren 12:00, Nishani do te takoje dhe kreun e Grupit Parlamentar te Partise Levizja Socialiste per Integrim, Lefter Koka, ne oren 13:00, kreun e Partise Republikane, Fatmir Mediu, ne oren 14:00 kreun e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe ne oren 15:00 kryetarin e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Shpetim Idrizi. Ky eshte raundi i dyte i konsultimeve qe kreu i shtetit zhvillon me drejtuesit e grupeve parlamentare per zgjedhjen e kreut te shtetit. takime te ngjashme u zhvilluan dy jave me pare. Nderkohe qe kjo eshte hera e pare qe kreu i shtetit perdor nje format te tille, ku u le hapesire gjithe forcave politike, per zgjedhjen e kreut te organit te akuzes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›