E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rama, darkë në Strasburg për zgjidhjen e krizës



Sot në Strasburg do të zhvillohet darka mes liderëve politike shqiptarë dhe atyre të Parlamentit Europian për arritjen e një kompromisi për situatën politike.
Kreu i qeverisë dhe kreu i PS-së, Edi Rama do të ulen sot në tryezë me komisionerin për zgjerim Shtefan për të arritur një zgjidhje për situatën politike.
Në darkë do jenë të pranishëm Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane nëParlamentin Evropian dhe Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialisteve Europianë në Parlamentin Evropian.
Ende nuk është bërë e ditur se nga kush do të shoqërohen Rama e Berisha.
Sipas njoftimeve paraprake , ende nuk ka asnjë draft konkret për zgjidhjen e situatës politike.
Tryeza e stome do të hedhë dritë për arritjen e kompromisit. Takimi do të nisë në mbrëmje, ndërsa nuk njoftohet se si do procedohet më tej.
Kjo është një tryezë me vëmendje të veçantë ndërkombëtare. Komisioneri Fule anuloi vizitën e tij zyrtare në Algjeri për të marrë pjesë në tryezën e liderëve shqiptarë.
Mësohet se PE ka kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të krizës, ose vendi do të përballet me pasoja për anëtarësimin në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›