Rama dhe Meta shfaqen së bashku, 5 Maji, promotori i fushatës
Gjinushi: Sështë thjesht rotacion, por çlirim i Shqipërisë
E majta - Të majtët janë shfaqur të bashkuar në ditën përkujtimore të 5 Majit. Në këtë ditë u dhanë mesazhe të qarta për zgjedhjet e 23 qershorit
Pashkët - Lideri i PS-së, Edi Rama, ka hedhur në Facebook një foto familjare me nënën Aneta dhe bashkëshorten Linda. Kjo për festën e Pashkëve
BLEDAR HOTI
Dy drejtuesit kryesorë të koalicionit të majtë, Edi Rama i PS-së dhe Ilir Meta i LSI-së, u shfaqën pas 5 vitesh mungesë në një dalje publike të përbashkët. Dita e dëshmorëve, 5 Maji, ka shërbyer për të startuar fushatën e përbashkët për zgjedhjet e 23 qershorit. Drejtuesit e koalicionit të majtë fillimisht kanë shkuar për të kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve. Më pas në hotel Sheraton, të majtët kanë përkujtuar këtë ditë, duke dhënë mesazhe të qarta për rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 qershorit. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, në fjalën e tij i cilësoi si të rëndësishme votimet e 23 qershorit. Ky 5 Maj përkon edhe me fushatën zgjedhore e me sa duket, të majtëve u takon përsëri të çlirojnë Shqipërinë më 23 qershor sepse te ne nuk bëhet fjalë thjesht për rotacion politik, por për rilindje të vërtetë shqiptare, deklaroi Gjinushi. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se Unë besoj se 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme kujtese e nderimi, por edhe frymëzimi për të ardhmen e jam i bindur se edhe 23 qershori që kemi përpara do të japi me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në votime një kontribut të rëndësishëm, për një të ardhme më të mirë, por edhe për të lartësuar më tej kujtimin e veprën e dëshmorëve të atdheut. Për liderin e opozitës, 23 qershori është momenti për të ringritur ëndrrat e lëna mënjanë si pasojë e zhgënjimeve të njëpasnjëshme 22-vjeçare. Ëndrra që, sipas tij, nuk janë mbytur përfundimisht. Jo vetëm që nuk janë mbytur në batakun që ka hapur mes nesh dhe Europës kjo qeveri, por përkundrazi, janë aty të gatshme të marrin rrugën, pasi populli me votë hap rrugën më 23 qershor, duke votuar Aleancën për Shqipërinë Europiane, deklaroi Rama. Lideri i opozitës u shpreh se ne jemi këtu krenarë për tu dhënë shqiptarëve një alternativë. Një alternativë që është alternativa e gjithë forcave të majta, të qendrës dhe e gjithë atyre forcave të djathta që vijnë jo nga radhët e spiunëve, por nga radhët e atyre që u përndoqën dhe që u dogjën dy herë. U dogjën në regjimin komunist, u dogjën në regjimin e një partie që lindi nga ëndrrat dhe shpresat dhe u kthye në një parti familjare për ta kthyer pushtetin e shqiptarëve në një pushtet familjar dhe për ta bërë shtetin e shqiptarëve në një paradhomë të kësaj force që tanimë ne duhet ta mbështesim që të rilindë duke e çuar në opozitë.
Deklarata
Nikolli: Administrata me militantë dhe e korruptuar
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Lindita Nikolli, në një deklaratë për median u shpreh se Sali Berisha dështoi me administratën publike. Erdhi në pushtet me premtimin e madh, një qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë. Por nuk bëri asnjë nga këto, përkundrazi, situata me administratën publike sot është alarmante. Administrata e Berishës sot jo vetëm që është e paaftë, por është edhe më e korruptuara! Përveç Partisë Socialiste, këtë po e denoncojnë tashmë me shqetësim të gjithë, brenda e jashtë vendit, tha Nikolli.
Rama dhe Meta shfaqen së bashku, 5 Maji, promotori i fushatës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email