E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha vlereson bashkepunimin e ngushte ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe

04-11-2010 / Gazeta 55

Ministri Lulzim Basha dhe Khalid Ghanimal Ghaith vleresuan nivelin e larte te bashkepunimit mes dy vendeve dhe shprehen gatishmerine per cuarjen perpara dhe konkretizimin e marreveshjeve te bashkepunimit dypalesh.
Ministri Basha informoi funksionarin e larte te Emirateve te Bashkuara Arabe mbi aspektet kryesore te reformave te qeverise Berisha qe kane mundesuar nje progres solid te ekonomise pavaresisht recesionit ekonomik ne nivel global. Basha u shpreh gjithashtu ne takim se qeveria Berisha i ka kushtuar nje vemendje te vecante jo vetem lehtesirave per investimet e huaja ne Shqiperi por edhe krijimit te nje klime sa me te sigurt per zhvillimin dhe suksesin e tyre.
Treguesit e rendit dhe sigurise ne vend jane garancia me e mire per zhvillimin ne nje klime me se te sigurt te investimeve arabe te cilat jane te mirepritura ne Shqiperi deklaroi Ministri i Brendshem Lulzim Basha ne takimin me Zevendesministrin e Jashtem te Emirateve te Bashkuara Arabe Khalid Ghanimal Ghaith.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›