Rama dhe Starmer mesazh Putinit nga Tirana: Qëndrojmë në krah të Ukrainës

Kryeministri britanik Keir Starmer i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Putinit.
Starmer tha se është ai që po zvarrit bisedimet për amrëpushim ndaj i bëri thirjje aleatëve që të vendosin sanksione. Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e bëri të qartë se vendi ynë qëndron në krah të Ukrainës.
Starmer: Është Putini i cili po shkakton vonesa për një armëpushim, Ukraina ka qenë e qartë prej një kohe shumë të gjatë që mund të kenë një armëpushim 30 ditor pa kushte. Është Putin që po pengon paqen. Kjo është Rusia dhe ai është Putini. Duhet që të gjitha kombet të radhiten si aleatë që të marrim këtë armëpushim. Duhet të kemi sanksione.
Rama: Jeni në një vend i cili që nga ndryshimi i regjimit, prej një diktature në një demokraci 35 vjet më parë, asnjë president a kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli, as nuk po kërkojmë ta ndryshojmë, por kjo është një histori e gjatë që lidhet me historikun tonë. Duhet të them që ne kemi qenë në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë të jemi. Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeminsitrin më të gjatë në NATO nuk ka fuqinë e peshën e vendeve të tjera për të luajtur rol madhor. Por nuk duhet ta harrojmë që jemi të bekuar që kemi lindur në kontinetitn e iluminizmit. Vetë Evropa është një projekt, që ka qenë gjithnjë i orientuar drejt paqes. Ndërkohë që ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që të kemi fuqinë që të mbrojmë lirinë dhe vlerat, po kështu kurrë nuk duhet të heqim dorë nga kërkimi i paqes./vizionplus.tv